75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 06 Maj 2025 / A. M.

Nis asfaltimi në Aeroportin e Vlorës, më 8 maj pritet ulja e parë provë

Ka nisur procesi i asfaltimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ku për punimet po kujdesen edhe kompani nga Kosova – pamje ekskluzive janë siguruar nga Indeksonline.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar se më 8 maj do të realizohet ulja e parë testuese në pistën prej 3.2 kilometrash, si fazë përgatitore për hapjen zyrtare gjatë sezonit veror.

Balluku theksoi gjithashtu se Aeroporti i Vlorës do të krijojë 1,200 vende pune, duke kombinuar transportin ajror të pasagjerëve me mirëmbajtjen e avionëve dhe sektorë të tjerë të aviacionit civil, me paga të krahasueshme me ato evropiane. /Indeksonline/