75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / L K

Vizita e Trumpit në Arabi do të sjellë një risi, Amerika vendos t’ia ndryshojë emrin Gjirit Persik

Presidenti Donald Trump planifikon të njoftojë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e ardhshme se SHBA-ja tani do t’i referohet Gjirit Persik si Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë.

Kombet arabe kanë kërkuar ndryshimin e emrit gjeografik të zonës ujore në brigjet jugore të Iranit, ndërsa Irani ka ruajtur lidhjet e tij historike me Gjirin.

Gjiri Persik njihet gjerësisht me këtë emër që nga shekulli i 16-të, megjithëse përdorimi i termave “Gjiri i Arabisë” dhe “Gjiri Arabik” është dominues në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Përveç Arabisë Saudite, Trump do të vizitojë edhe Dohën, Katarin dhe Abu Dhabin, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat gjithashtu shtrihen në bregdet./Indeksonline/