Një shtetase e Serbisë kalon ilegalisht kufirin te Dheu i Bardhë

Një shtetase e Serbisë raportohet të ketë prezantuar dokumente të pavlefshme për të kaluar kufirin.
Rasti është evidentuar në pikëkalimin kufitar, mbrëmë rreth orës 22:25, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, u verifikua se shtetasja në fjalë kishte kaluar kufirin kundërligjshëm, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./IndeksOnline/