75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Sulmohet fizikisht një polic në Rahovec

Një zyrtar policor në Rahovec u sulmua fizikisht pasditen e djeshme.

Teksa polici kishte reaguar në një incident mes disa personave, një i dyshuar e sulmoi atë, shkruan IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në fjalë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nga ana tjetër, polici ka pësuar lëndime trupore të lehta.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/