75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për miratimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.