75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Karabinierët italianë të KFOR-it dekorohen me medalje

Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, kolonel Alberto Santini, kryesoi ceremoninë e ndarjes së medaljeve për karabinierët italianë.

Ceremonia e dekorimit me medalje u mbajt në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

“Koloneli Santini shprehu vlerësimin e tij për personelin e dekoruar, për kontributet e tyre të rëndësishme në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.