Georgina Rodriguez zhgënjen me paraqitjen në “Met Gala”

Georgina Rodriguez ishte një nga shumë yjet që ecën në tapetin e Met Gala, eventi më prestigjioz i modës në botë.
Tema e Met Gala të këtij viti ishte “Superfine: Rrobaqepësia e stilit të zi”, e cila u përqendrua në historinë e modës së burrave afrikano-amerikanë nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme, transmeton Indeksonline.
Kodi i veshjes “I përshtatur për ty” u kërkoi yjeve të riinterpretonin modën e meshkujve.
Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo u shfaq me një fustan të zi Vetements me një prerje anash, dhe e kompletoi kombinimin me këpucë dhe bizhuteri të zeza.
Por dizajnerët e shpallën veshjen e saj si një nga më të këqijat nga Met Gala e këtij viti, dhe kritikat vërshuan edhe në rrjetet sociale.
“Georgina Rodriguez as nuk u përpoq”, “Ajo nuk e kuptoi qëllimin. Prisja shumë më tepër prej saj”, “Nuk më pëlqen”, “Nuk e kuptove qëllimin”, “Kjo më kujton pizhame” dhe “Kjo është Met Gala, jo një festë pizhame”, janë disa nga komentet./Indeksonline/
