75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 08 Maj 2025 / MSH

LDK-ja dorëzon sot kallëzim penal ndaj ish-qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës në ora 13:15 do të dorëzon kallëzim penal, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë.

Në njoftimin e tyre, thuhet se ky kallëzim do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë.

Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë.