Luis Enrique tallet me skuadrat nga Premier League: Ne jemi liga e fermerëve, ju e dini këtë?!

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti mbrëmë Arsenalin.
PSG-ja ka pasur një sezon fantastik në kompeticionin më të rëndësishëm të UEFA-s, duke mposhtur katër ekipe nga Premier League, shkruan Indeksonline
Pikërisht për këtë trajneri spanjoll, Luis Enrique, u pyet pas ndeshjes nga gazetarët në konferencë.
Ai goditi ekipet e Premier League, duke thënë se liga ku luan PSG-ja është “e fermerëve”, ashtu siç e cilësojnë të gjithë.
“Të fitosh ndaj katër ekipeve nga Premier League? Epo, Liga e Fermerëve, e dini? Ne jemi liga e femerëve”, u shpreh Luis Enrique.
Kujtojmë se tani PSG-ja në finalen e madhe të Mynihut luan ndaj Interit./Indeksonline/