Tym i zi në Vatikan, dështon tentativa e dytë e kardinalëve

Tym i zi nga Vatikani!
Konklava nuk arriti të zgjedhë papën e ri as në raundin e dytë të votimit.
133 kardinalë nën 80 vjeç nga e gjithë bota hodhën votën e tyre për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike.
Por, asnjëri prej kandidatëve nuk mori dy të tretat e votave.
Këtë të enjte pritet të zhvillohen edhe tre raunde të tjera votimit. Nëse nga të gjithë këto raunde nga kapela sistine do të shohim tym të zi, atëherë procesi për përzgjedhjen e papës së ri do të vijojë sërish nesër dhe në ditët në vijim deri sa të ketë tym të bardhë nga Vatikani.