75 Mall Live Search
12:21 / E Enjte, 08 Maj 2025 / G T

Fantastike, Dellova shpallet më i miri i xhiros në Bullgari

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, është shpallur më i miri i javës së 31-të në elitën e futbollit bullgar.

Dellova ka fituar këtë çmim pas paraqitjes fantastike me CSKA Sofia, shkruan Indeksonline

26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.

Kujtojmë se vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është afro 1 milion euro (900 mijë)./Indeksonline/

Image