Agjencia e “milionave”, ende pa drejtor ekzekutiv

Ministria e Financave ka shtyr afatin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).
Afati është shtyr për pesëmbëdhjetë ditë.
AQP-ja, është institucion që trajton tenderë me vlera mbi 1 milion euro, vazhdon të udhëhiqet me ushtrues setyre.
Ministria në vendim shtyrjen e afatit e ka arsyetuar me kompleksitetin e çështjeve administrative.
“Për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative, shtyhet afati për përfundimin e procedurës së verifikimit të aplikacioneve për konkursin për drejtor ekzekutik të Agjencisë Qendrore të Prokurimit”, thuhet në arsyetimin e vendimit të ministrisë.
Ndryshe, shumë institucione ka më shumë se 4 vjet që vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre./Indeksonline/
