Drenas: Dyshohet se një grua u plagos nga pushka ajrore, dërgohet në QKUK

Dyshohet se një grua ka pësuar lëndime trupore nga pushka ajrore.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Drenas.
Ajo fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF atje dhe më pas është drejtuar për në QKUK.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.
“Po është pranuar te ne dhe është duke u trajtuar. Gjendja e saj është stabile”, tha Syla.
Nuk dihet se si ka ndodhur rasti, teksa raportohet se ajo ka pësuar lëndime në qafë dhe dorë.