75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 09 Maj 2025 / Z S

Policia jep detaje ku një punëtori i “Pastrimit” u godit nga vetura

Mbrëmjen e djeshme një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë.

E lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Fillimisht sipas policisë raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave.

Ndërsa më pasë lëndime trupore ka pësuar edhe një person i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/