75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 09 Maj 2025 / G T

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Të mërkurën çifti i gjyqtarëve tanë, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, drejtoi ndeshjen e grupit të dytë kualifikues mes Sllovakisë dhe Hungarisë. Ndeshja në Presov u dominua nga Hungaria që fitoi 39:24.

Hungaria është e para në grup me 9 pikë dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në Evropian.
Sllovakia është e fundit, pa pikë, dhe tashmë e eliminuar.

Çifti Vitaku, por edhe gjyqtarët dhe delegatët tjerë të federatës sonë me thirrje të EHF-së, prezantohen rregullisht edhe në kupa evropiane.