75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 09 Maj 2025 / G T

Kevin de Bruyne mund të bëhet bashkëlojtar i Amir Rrahmanit te Napoli?

Futbollisti i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne do largohet përfundimisht nga Premier League në fund të sezonit aktual.

Raportimet e fundit thonë se mesfushori belg ka shumë oferta dhe e fundit që ka arritur te agjenti i tij është ajo e Napolit, shkruan Indeksonline

Napoli ka shprehur interesim për lojtarin e Manchester Cityt dhe e ka shumë seriozisht, pasi edhe trajnerit Antonio Conte i përshtatet në sistem.

Përveç Napolit, ka skuadra tjera që janë interesuar për De Bruyne, madje edhe nga Amerika dhe Arabia Saudite./Indeksonline/