75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 09 Maj 2025 / G T

E mposhti Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, trajneri i Wolves me plotë meritë më i miri i muajit në Premier League

Vitor Pereira është shpallur trajneri i muajit prill në Premier League, pas një ecurie fantastike me ekipin e tij Wolves.

Pesë ndeshje skuadra e tij i zhvilloi gjatë muajit të kaluar dhe arriti pesë fitore, duke përfshi këtu edhe fitoren ndaj Manchester Unitedit, Tottenhamit dhe West Hamit, shkruan Indeksonline

“Ka qenë një muaj shumë pozitiv, i mirë. Këtë e kemi arritur me shumë punë dhe nuk është vetëm merita ime. Por e të gjithëve në stafin tim dhe lojtarët”, u shpreh Pereira

Pereira është trajneri i pestë nga Portugalia që fiton çmim të tillë në Premier League, pas: Jose Mourinhos, Nuno Espirito Santos, Andre Villas-Boas dhe Bruno Lage./Indeksonline/