75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 09 Maj 2025 / k.v

Disa të mitur therën me thikë në qendër të Podujevës, Policia rrethon vendin e ngjarjes (Foto)

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, ku disa të mitur janë therur me thikë.

Ngjarja ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë parë viktimat e plagosura duke u nisur me urgjencë drejt Qendrës Emergjente.

Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit të informacionit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shirita sigurie.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e policisë për motivet apo rrethanat e incidentit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi ku ka ndodhur ngjarja, në të cilat shihen forca policore dhe shirita të vendosur për të siguruar perimetrin. /IndeksOnline/