75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 09 Maj 2025 / G T

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ish-lojtari i shumë klubeve europiane në konferencë për media para ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit në Bundesliga, shkruan Indeksonline

”Është koha për ta konfrimuar, këto janë ndeshjet e mia të fundit si trajner i Leverkusenit. Klubi dhe unë kemi arritur marrëveshje për ndërprerje të kontratës”, u shpreh Alonso

E ardhmja e teknikut spanjoll tashmë po dihet, do të jetë Real Madridi. Dhe qysh nga qershori, Alonso do jetë “bosi” i ekipit nga La Liga./Indeksonline/