75 Mall Live Search
18:15 / E Premte, 09 Maj 2025 / FR

Pas një ngjarjeje tragjike në Prishtinë, trupi i 34-vjeçarit largohet nga vendi i krimit

Sot rreth orës 15:00 , një ngjarje tragjike ndodhi në rrugën “B” në Prishtinë.

Një burrë 34-vjeçar humbi jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare u plagos.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili dyshohet se fillimisht ka therur me thikë të dashurën e tij, Rina Malokun, dhe më pas ka qëlluar veten me thikë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për IndeksOnline se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë.

Pas përfundimit të ekzaminimeve nga ekipi i forenzikës, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/