75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / A. M.

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

Rreth orës 11:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se 4 persona janë lënduar.

“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

fotoilustrim