75 Mall Live Search
21:54 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / MSH

“Mund të më thërrasësh sa herë të duash”/ Kancelari gjerman i jep mesazhin e fuqishëm Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar sot me liderët evropianë, përfshirë dhe të sapo zgjedhurin si kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Pasi diskutuan rreth mundësive për të nisur një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky përcolli liderët, shkruan IndeksOnline.

Një çast mori vëmendjen, me Merzin që i dha një mesazh të fuqishëm Zelenskyt.

“Bëj kujdes dhe mbesim në kontakt. Gjithmonë, sa herë të duash – mund të më thërrasësh”, i tha Merz Zelenskyt, teksa i shtrëngoi duart me të.