75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 11 Maj 2025 / G T

Nuk fiton Napoli i Contes, i jep shpresë Interit për titull kampion

Skuadra e Napolit nuk ka fituar në javën e 36-të në Serie A, pasi në “Diego Armando Maradona” barazoi 2:2 ndaj Genoas.

Ishin pikërisht vendasit që shënuan më anë të Romelu Lukakus, shkruan Indeksonline

Golin e barazimit e shënoi Meret (autogol) në minutën e 32’të.

Në pjesën e dytë skuadra e Contes shënoi për 2:1 me anë të Raspadorit.

Kurse, Vasquez shënoi golin e barazimit.

Me këtë pikë, Napoli mbetet lider i Serie A, me 78 pikë, një më shumë se Interi (77)./Indeksonline/