75 Mall Live Search
16:22 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Gj. Sh

Roli i deputetes s’po e pengon në karrierë, Edona ka gati këngën dhe klipin e ri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka bërë të ditur se ka gati këngën e re.

Përmes disa fotografive të postuara në Instastory, këngëtarja ka treguar se këngën e ka përfunduar e tani po xhiron videoklipin, shkruan IndeksOnline.

Ani pse është zgjedhur deputete, ky post nuk po e pengon Edonën fare në karrierë.

Ajo vazhdimisht është e pranishme në koncerte e ahengje të ndryshme, e edhe me këngë të reja për adhuruesit e muzikës së saj.