75 Mall Live Search
17:08 / E Hënë, 12 Maj 2025 / FR

Abdixhiku e pranon ftesën e Osmanit për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim.”

Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK e AAK.

Ndërkaq nga presidenca kanë thënë se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet.