Perezon i bën dhuratë Alonsos yllin e Milanit

Real Madridi po përgatitet të nisë një epokë të re nën drejtimin e Xabi Alonsos.
E dhurata e parë e Florentino Prerez për Alonson pritet të jetë mbrojtësit francez i Milanit, Theo Hernandez.
Sezoni që është gati të përfundojë ka treguar se ka shumë boshllëqe në skuadrën aktuale të Real Madridit, për shkak që disa lojtarëve kanë performuar dobët dhe lëndimet e shpeshta, raporton IndeksOnline.
Sipas mediave në Spanjë, vullneti i klubit është të shkojë në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara me tre lojtarë të rinj në skuadër.

Njëra do të jetë ardhja e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli. Ndërsa emri i Hernandez është përmendur në mesin e lojtarë që mund të transferohen gjatë verës në ‘Santiago Bernabeu’.
Ky do të ishte një rikthim i bujshëm për mbrotësin francez në ‘Santiago Bernabeu’.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Xabi Alonsos me ‘Mbretërit’. /IndeksOnline/