Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje

Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë dëgjuar rreth orës 00:00 duke shkaktuar shqetësim tek banorët e lagjes.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente, ndërsa rrethanat dhe motivet e mundshme të të shtënave janë ende të paqarta. /Indeksonline/