Nico Williams drejt largimit nga Bilbao, dy klube në garë për nënshkrimin e tij

Dëshira e Nico Williams për të provuar veten në Premier League ka ndezur një garë të fortë midis dy gjigantëve të Londrës: Arsenalit dhe Chelseat.
Sulmuesi i Athletic Club, i cili tashmë ka treguar se është gati për një hap të madh në karrierë, e konsideron këtë verë si momentin ideal për të ndryshuar ambient, duke alarmuar Bilbaon dhe përshpejtuar lëvizjet në Angli.
Në moshën vetëm 22-vjeçare, Williams ka pasur një sezon të shkëlqyer me skuadrën baske dhe ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian, ku shënoi një gol në finalen kundër Anglisë.
Progresi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe tani ai është në shënjestrën e klubeve që kërkojnë dinamizëm, ekuilibër dhe gola në krahët e sulmit.
Në veri të Londrës, Arsenal e sheh Nicon si pjesën ideale për të rritur nivelin konkurrues në krahun e majtë të sulmit.
Drejtori i ri sportiv, André Berta, e ka vendosur atë si prioritet absolut.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk qëndron pas dhe ka qenë gjithashtu në kontakt me rrethin e lojtarit, duke e parë atë si zgjidhje për paqëndrueshmërinë që po përjetojnë me lojtarët e tyre anësorë.