75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 13 Maj 2025 / mp

Murati: Do ta shqyrtojmë ftesën e presidentes, presim vendimin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, komentoi ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për takim me partitë politike me qëllim tejkalimin e ngërçit politik. Ai tha se ftesa do të shqyrtohet pasi të merret një vendim nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

“Duhet me pa se çka ka vendos Grupi parlamentar. Gjithsesi, do të shqyrtohet ftesa. Shihet se për çka është dhe do të njoftojmë”, u shpreh Murati.