Turpi s’ka skaj, dështon për të 15-n herë konstituimi i kuvendit

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të enjten në orën 10:30.
Në sallë ishin 115 deputet, 56 prej tyre votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim ./Indeksonline/