75 Mall Live Search
15:43 / E Martë, 13 Maj 2025 / mp

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka kritikuar presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa për takim me Vuçiqin.

Ai ka shkruar në X se takimi ndodhi pavarësisht kundërshtimit nga eurodeputetët, duke e quajtur dështim diplomatik.

“Pavarësisht kundërshtimit të eurodeputetëve nga 14 shtete anëtare, Presidenti i Këshillit Evropian, Costa vendosi sërish të takohet me mikun më të ngushtë të Kremlinit, Presidentin e Serbisë, Vuçiq. BE-ja nuk mund të lejojë dështime të tilla diplomatike!”, ka shkruar Terras.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot ka nisur një vizitë zyrtare në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku e para ka qenë në Beograd. Ai pritet ta vizitojë edhe Kosovën.