Zjarr në një banesë në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
Pamjet e siguruara nga lexuesit e IndeksOnline tregojnë momente kur shtëllunga të mëdha tymi dalin nga dritaret e objektit të banimit.
Njësitet e zjarrfikësve kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që IndeksOnline është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia Rajonale e Prishtinës lidhur me shkaqet e mundshme të zjarrit./IndeksOnline/