A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?

Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshme të seancave për konsitutimin e Kuvendit, kanë shtyrë presidenten e Kosovës që të mos rri duarkryq.
Ajo ka ftuar për këtë të enjten në takim të gjitha partitë politike për të diskutuar rreth mundësisë së daljes nga kjo krizë politike në të cilinë është futur vendi që disa muaj.
Iniciativa e presidentes Osmani është mirëpritur nga njohësit e çështjeve politike dhe juridike.
Megjithatë ata shprehen skeptik se situata mund të ndryshoj në aspektin pozitiv pas këtyre takimeve.
Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu në një përgjigje për IndekOnline thotë se mundësitë e presidentes për të ndihmuar janë të karakterit vullnetar dhe pa ndonjë imponim.
Sipas tij, vetëm një marrëveshje politike mes partive që janë pjesë e Kuvendit mund të ndihmojnë në dalje nga kjo situatë.
“Është në duart e parive politike për të bërë zgjidhje, ndihma nga presidentja është vetëm e karakterit vullnetar”, ka thënë Baraliu për IndeksOnline.
I të njëjtit mendim është edhe profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.
Ai nuk beson që takimet e partive politike me presidenten Osmani do të sjellin ndonjë rezultat konkret.
“Janë partitë politike ato që duhet të ulën dhe arrijnë një marrëveshje. Mnedoj që Albin Kurti duhet të reflektoj dhe të lëshojë pe nëse dëshiron krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.
As pas tentativës së 15-të nuk është arritur konstituimi i Kuvendit. Vetëvendosje për të disatën herë ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë opozitare. Kuvendi mblidhet sërish të enjten. /IndeksOnline/