Mbi 20 mijë vetura u regjistruan për një muaj e gjysmë
Ka arritur në 20 mijë numri i veturave të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga Ministria e Punëve të Brendshme në dhjetor të vitit 2017.
Është pikërisht Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur numrin e arritur të veturave të regjistruara duke shtuar se kjo shifër enorme dhe në përgjithësi këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar.
Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit.