75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 16 Maj 2025 / mp

Priten punime në Leposaviq, kjo kompani fitoi tenderin mbi 700 mijë euro

Komuna e Leposaviqit ka përzgjedhur kompaninë “Graniti” nga Istogu për asfaltimin e  rrugës Bistrivë-Koshutovë.

Komuna për këtë projekt ka preferuar të shkojë me procedura të negociuar pa publikim të kontratës.

Sipas dosjes së tenderit kompania, e cila  është shpërblyer me kontratë ka ofertuar me çmim më të lirë se dy kompanitë e tjera.

Vlera e kontratës është 709 mijë euro, ndërsa dy kompanitë e tjera kishinn ofertuar me vlera shumnë më të larta. “Papenburg & Ardiani Coimpany” ka ofruar çmimin 814 mijëe euro, ndërsa kompania “Menti” ka ofertuar me çmim 748 mijë euro.