Hansi Flick: Nuk do e shikoj Real Madridin, mendjen e kam të ndeshja nesër

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Espanyolit.
Gjermani u pyet nga gazetarët nëse do ta shikoj Real Madridin sonte ndaj Mallorcas, shkruan Indeksonline
Ai tha se nuk e ka ndërmend ta shikojë këtë ndeshje, pasi mendimet i ka vetëm te ndeshja e skuadrës së tij.
“Nuk e kam vendosur ende se a do ta shikojë ndeshjen e Real Madridit. Për mua gjëja më e rëndësishme është të mendoj për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Hansi Flick
Barcelona nesër nga ora 21:30 zhvillon ndeshjen e javës së 36-të në La Liga, ku mund ta siguroj edhe matematikisht titullin kampion./Indeksonline/