75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 15 Maj 2025 / G T

Real Madridi e fiton garën për Dean Huijsen-in, po e paguan klauzolën e lirimit

Futbollisti i Bournemouthit, Dean Huijsen pritet të bëhet me fanellë të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raportohet në mediat e huaja, mbrojtësi spanjoll tashmë është afër Real Madridit, shkruan Indeksonline

Skuadra madrilene ka pranuar të paguajë kaluzolën e lirimit, që është plotë 60 milionë euro.

Duke mposhtur kështu skuadrat tjera që ishin në garë për Huijsen-in, si: Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

20-vjeçari befasoi të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Bournemouthit brenda këtij sezoni. Ai zhvilloi 34 ndeshje, shënoi tri gola dhe bëri një asist.

Huijsen është produkt i Juventusit, kurse më parë kishte luajtur edhe te Roma si i huazuar./Indeksonline/