75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 15 Maj 2025 / FR

Arrestohet një person në Podujevë, i gjendet një armë në shtëpi

Një person është arrestuar të mërkurën pasdite në fshatin Metehi të Podujevës, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij nga ana e policisë është gjetur dhe sekuestruar një pushkë së bashku me tetë fishekë.

Rasti është raportuar rreth orës 15:30, ku njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet operative dhe kanë konfiskuar armën dhe municionin si prova materiale.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit kompetent, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Metehi, Podujevë / 14.05.2025 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me 8 fishekë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/