75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 15 Maj 2025 / FR

Kadrijaj: Është dashur të kishte një aktvendim të Kushtetuesës, sa duhet të jetë koha që partia të shfrytëzojë këtë të drejtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është deklaruar për media pas dështimit të 16-të të kuvendit.

Kadrijaj, është shprehur se VV-ja nuk e ka ndërmend dhe nuk dëshiron që të ndryshojë kandidaten edhe pse spo merr më shumë se 55 vota.

Ndërsa ka shtuar se është dashur të ketë një aktvendim të Kushtetuesës së sa duhet të jetë koha që partia me më së shumti vota të shfrytëzojë këtë të drejtë

“Është dhënë alternativa po s’po merr më shumë se 55 vota. Këta s’po e kanë ndërmend e as nuk po dëshirojnë me e ndryshu këta. Keq që s’po dërgojne ndërkombëtarët ndonjë ambasador me i përcjellë seancat plenare, se ndoshta ndryshe kish shku…”

Është dashur të kishte një aktvendim të Kushtetuesës së sa duhet të jetë koha që partia me më së shumti vota të shfrytëzojë këtë të drejtë. Ishte dashuar një periudhë kohore se sa mundet LVV-ja me emëru një kryetar”, ka thënë Kadrijaj.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë./IndeksOnline/