Rama: Emigracioni, marrëveshje me Britaninë

Pasi u prit me ceremoni zyrtare, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, dolën në konferencë për media.
Shefi i qeverisë u shpreh se ngritja e Task Forcës mes dy vendeve ka ulur numrin e kalimeve të paligjshme, shkruan abcnews.
“Unë përfitoj nga rasti, i pranisë tuaj dhe të dërguarve të medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve, mes të cilëve që shqiptar janë një problem për Britaninë e Madhe, pasi të gjitha shifrat flasin vetëm.
Në 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë dhe që tentuan të hyjnë ne Mbretërinë e Bashkuar është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara task forcën e përbashkët arriti në 12 mijë. Një në 50 shqiptarë na qenka në burg, në Britani, kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë shifra është 1500″, tha Rama.