75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 15 Maj 2025 / MSH

Haradinaj tregon se çka u bisedua në takimin me presidenten Osmani

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani.

Me t’u kryer ky takim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se brenda presidencës u diskutua për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeparlamentar e që merr besimin e shumicës.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues, në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër”, tha ai.