75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 15 Maj 2025 / Gj. Sh

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Nëntë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është rikthyer te kombëtarja e Argjentinës, pasi mungoi në grumbullimin e fundit të muajit mars.

Messi është ftuar nga selektori Lionel Scaloni, për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të muajit qershor, ndaj Kilit dhe Kolumbisë, shkruan IndeksOnline.

Në listën e Argjentinës janë 28 futbollistë të ftuar, të cilët do të udhëhiqen nga lojtari i Inter Miamit.

Pjesë e listës janë edhe Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Alejandro Garnacho, Angel Correa e shumë emrat të tjerë që luajnë në ligat më të forta evropian./IndeksOnline/