75 Mall Live Search
23:55 / E Enjte, 15 Maj 2025 / Gj. Sh

Askush se besoi por Hansi Flick ishte ”ilaq” për Realin dhe fitoi tre trofe qysh në sezonin e parë me Barcelonën

Kur Hansi Flick morri drejtimin e Barcelonës, pritshmëritë për të pasur sukses ishin të vogla nga tifozët e Barcelonës dhe njohësit e futbollit.

Por tekniku gjerman befasoi të gjithë, ku qysh në sezonin e parë arriti të fitonte tre trofe me skuadrën katalanase, shkruan IndeksOnline.

Historia nisi të shkruhej në muajin janar, ku Barcelona arriti ta fitojë Superkupën e Spanjës.

Të udhëhequrit e Flick në gjysëmfinale e mposhtën Atletiko Bilbaon, derisa në finalen e madhe triumfuan ndaj Real Madridit, me rezultat 5-2.

Trofeu i dytë erdhi me 26 prill, ku Barcelona e fitoi ”Copa del Rey”, ku përsëri viktimë ishte klubi mbretëror, duke u mposhtur me rezultat 3-2.

Derisa sonte pas një sezoni të gjatë, Barcelona arriti të shpallet Kampion i Spanjës, duke fituar titullin e 28-të në histori./IndeksOnline/