Vengu: Shqipëri mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në kontekstin e Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë po mbahet sot dhe nesër konferenca ndërkombëtare “Future Investment Initiative”.
Vengu tha se kjo konferencë bën bashkë kompani lidere dhe sipërmarrës ndërkombëtarë, ku u diskutua mbi të ardhmen e sovranitetit të mbrojtjes evropiane.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes përmes: Rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, rivitalizimit të industrisë vendase, investimeve strategjike në infrastrukturë të dyfishtë (si Durrës/Porto-Romano & Korridori VIII), investimit në kapitalin njerëzor për mbrojtje dhe siguri”, shkroi Vengu.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian po mbahet në Tiranë, ku Kosova po përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.