Osmani dhe Abela flasin për aplikimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryeministrin e Maltës, Robert Abela.
Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, shkruan IndeksOnline.
Pas diskutimit me Abelan, Osmani u shpreh se bashkë biseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit”, u shpreh Osmani.