Berisha: Nëse s’ka ndonjë ndryshim, do të votoj kundër një propozimi që vjen për votim të fshehtë

Përplasjet politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të thellojnë bllokadën institucionale, me qëndrime të palëkundura nga deputetët që nuk i përkasin shumicës parlamentare.
Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, pak para fillimit të seancës së 17-të konstituive të Kuvendit, deklaroi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar për sa kohë nuk ka zhvillime të reja në situatën politike.
“Nëse s’ka ndonjë ndryshim, nuk do të ndryshojë as unë, pra do të vazhdoj të votoj kundër një propozimi i cili vjen për t’u votuar fshehur”, tha Berisha, duke iu referuar kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ai theksoi se kreu i Kuvendit duhet të përfaqësojë të gjithë deputetët dhe të ketë legjitimitet të gjerë.
“Një kryetar Kuvendi duhet të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, theksoi ai.