75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 18 Maj 2025 / L A

Ndeshjet e fundit në Bundesliga 2, a do të mundet Elversbergu i Fisnik Asllanit të ngritet në Bundesliga

Sot do të përmbyllet sezoni në Bundesliga 2, ku pritet të vendoset edhe skuadra tjetër që ngritet në Bundesliga.

Hamburgu i Emir Sahitit, ka arritur Bundesligën pas fitores 6-1 ndaj Ulmit që i siguroi rikthimin pas 7 vjetësh jashtë saj.

Ndërsa mundësi e madhe është edhe për Elversbergun e Fisnik Asllanit, e cila ka ndeshjen ndaj Schalkes dhe i duhet fitorja që të ngritet në Bundesliga apo të arrijë play-offin ndaj Heidenheimit.

Po për të arritur këtë i duhet që Kolni, të humb ndeshjen në shtëpi ndaj Kaiserslauternit.

Të gjitha këto ndeshje priten të zhvillohen në orën 15:30./IndeksOnline/