75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 18 Maj 2025 / Burim

Pak javë para hapjes, pishina e Gërmisë në gjendje të mjerueshme

Sezoni i verës po vjen. E me këtë po i ofrohemi edhe hapjes së pishinave ku qytetarët freskohen gjatë muajve të verës.

Kur kanë mbetur pak javë nga hapja e pishinave, ajo e Gërmisë duket në gjendje të mjerueshme.

Në disa fotografi të realizuara nga IndeksOnline, kjo pishinë e cila është me e madhja në Kosovë, duket e mbushur me baltë dhe në gjendje shumë të keqe.

Pishinës ka filluar t’i dëmtohet pjesa e betonit, ndërsa i është fshirë edhe ngjyra.

Mbetët të shihet nëse kompania e cila bën menaxhimin e pishinës “Sport &Marketing” do të bëjë ndërhyrje për rregullimin e saj para se të fillojë mbushja e me ujë.

Kujtojmë që vitin e kaluar hyrja për fëmijë ishte 2 euro, kurse për të rritur 4 euro. /IndeksOnline/