75 Mall Live Search
16:35 / E Diele, 18 Maj 2025 / AR

Pjesëmarrësi bërtiti në Eurovision, sigurimi habit me veprimin (video)

Finalja e djeshme e Eurovisionit u shënua jo vetëm nga fitorja e Austrisë me këngën “Wasted Love”, por edhe nga një incident.

Konkretisht, një pjesëmarrës ndërpreu performancën e izraelitit Yuval Raphael, i cili në fund përfundoi në vendin e dytë, transmeton Indeksonline.

Një i ri nga organizata Youth Demand qëndroi përpara skenës dhe bërtiti me zë të lartë gjatë këngës.

Rojet e sigurisë e rrethuan shpejt dhe u përpoqën ta mbanin nën kontroll në një mënyrë mjaft të ashpër. Njëri prej tyre i vuri dorën në fyt dhe tjetri në një moment i tërhoqi flokët./Indeksonline/