Prishtina e Re bën historinë, futet në Superligë për sezonin e ri

Skuadra e Prishtinës së Re është shpallur kampion në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, Grupi B.
Prishtina e Re shënoi fitore ndaj Kikës me shifrat 1:3 në ndeshjen e fundit të sezonit, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, ata kanë siguruar titullin kampion dhe Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2025/26.
Prishtina e Re e mbylli në pozitën e parë me 69 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Vushtrria./Indeksonline/
